Papa Françesku e dënoi fuqishëm sulmin e dyshuar kimik në Douma të Sirisë, duke e cilësuar si përdorim të pajustifikueshëm të “instrumenteve të shfarosjes”.
“Lajme të tmerrshme të bombardimeve vijnë nga Siria me dhjetëra viktima, nga të cilat shumë janë gra dhe fëmijë. Lutemi për të vdekurit, për të plagosurit dhe për familjet që vuajnë”, tha Papa.
Ai u bëri thirrje udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të zgjedhin rrugën e negociatave, si mënyrë e vetme për arritjen e paqes.
Sipas aktivistëve dhe burimeve spitalore, së paku 40 veta janë vrarë në sulmin e dyshuar me gaz klori, që ka ndodhur të shtunën në qytetin e kontrolluar nga rebelët sirianë.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë sot për Sirinë.
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...