Deputetja nga radhët e LVV, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media ka folur për Kushtetutën e Kosovës sot kur po shënohet ‘Dita e Kushtetutës’.
Ajo ka thënë se në draftimin e Kushtetutës nuk u respektua parimi i kontraktualizmit që sipas saj Kushtetuta të ishte një kontratë e përbashkët.
“Për shkrimin e saj do të duhej të pyetej secili qytetar i Republikës së Kosovës sepse Kushtetuta është akti më i lartë juridik por në fakt në Kosovë kjo nuk është sepse mbi të në vazhdimësi kemi pasur pakon e Ahtisarit. Në këtë kuptim Kushtetuta si rrjedhojë e pakos sa Ahtisarit në nenin 1 të saj mohoi identitetin tonë kombëtar, pamundësoi demokracinë, mohoi gjyqësorin e pavarur dhe drejtësinë para ligjit, e poa shtu edhe të drejtën në pronë”, ka thënë ajo.
Sipas saj çdoherë që merren përpjekje për ndryshime kushtetuese dalin pengesa në të drejtën e vetos.
“Kjo shpesh po duket si diktaturë e pakicës. Pra siç e dini janë edhe dhjetë vende të garantuara për përfaqësuesit serb të cilat pamundësojnë çfarëdo ndryshimi pozitiv dhe kjo viteve të fundit është bërë edhe më e rëndë sepse pjesë e kuvendit është një subjekt politik që dirigjohet nga Beogradi që e pamundëson funksionimin e shtetit të Kosovës”, theksoi ai ajo duke shtuar se ligje të ndryshme kanë mbetur peng i Listës serbe.
“Sa herë shqyrtohet ndonjë ligj siç thuhet me interes vital, si ligjet për kufijtë e komunave, zgjedhjet, trashëgiminë kulturore, ligjet për arsimin, liritë fetare, duhet diskutuar me përfaqësuesit serb. Shpesh kemi parë që këto ligje nuk kalohen pa u bërë ndonjë pazar me përfaqësuesit serb, madje ka gjasa kur ata e kundërshtojnë, madje për këto ndalohet edhe referendumi. Ende nuk kemi parë asnjë iniciativë të asnjë qeverie për të proceduar në Kuvendin e Kosovës për projektligjin për referendum dhe duke qenë kështu subjekt politik kemi draftuar një projektligj për referendum dhe brenda kësaj jave do ta prezantojmë në Kuvendin e Kosovës”, tha ajo.
Haxhiu shtoi se kur flitet për ushtrinë e Kosovës premtojnë të gjithë udhëheqësit e nuk ka asnjë hap.
“Herë Thaçi, herë Veseli e tani edhe kryeministri kanë premtuar për ushtrinë por fatkeqësisht ne ende nuk e kemi ushtrinë edhe për shkak se duhen ndryshime kushtetuese dhe për këtë ka pengesa dhe kundërshtime të mëdha nga Beogradi që e dirigjon Listën Serbe, por edhe nuk kemi parë asnjë përpjekje nga asnjë Qeveri për ta krijuar ushtrinë”, shtoi ajo duke thënë se ata që flasin për kushtetutën e kanë shkel më së shumti atë.
“Të gjithë e kanë shkelur madje edhe Gjykatën Kushtetuese që është institucioni më i lartë për të vlerësuar kushtetutshmërinë dhe për të respektuar secilën shkronjë të Kushtetutës nuk ka lënë kapitull pa e shkelur. Dekada e dytë duhet të jetë angazhim shoqëror për të pasur një kushtetutë që do të jetë shprehje e vullnetit publik e demokratike, që na e kthen integritetin, sovranitetin, ushtrinë barazinë, demokracinë”, theksoi Haxhiu./Arbresh.info
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...