Kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurit dje në Hajvali

11:56 | 9 Prill 2018
Arbresh.info

Është plagosur me armë zjarri një person dje në Hajvali.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale kanë gjetur dhe konfiskuar  gëzhoja të armës së zjarrit.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK dhe i njëjti sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.

Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar (i mitur) i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme