Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës pasqyron më së miri përpjekjet shekullore për liri, barazi e drejtësi.
Thaçi, përmes një statusi në Facebook me rastin e 10 vjetorit të Kushtetutës ka deklaruar se asnjëherë nuk do të ndalen për të punuar në forcim të shtetit, shkruan Arbresh.info.
Lexoni të plotë statusin e tij:
Kushtetuta e Republikës së Kosovës sot shënon dekadën e parë. Si udhërrëfyes për krijimin dhe forcimin e shtetit, ajo pasqyron më së miri përpjekjet shekullore për liri, barazi e drejtësi dhe dëshmon vendosmërinë për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët në paqe të qëndrueshme. Asnjëherë nuk do të ndalemi së punuari për të forcuar shtetin, duke respektuar të drejtat e liritë e çdo qytetari dhe duke garantuar barazinë e tyre para ligjit. HTH./Arbresh.info
Kryeministri Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbës...
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...