Sulmuesi francez, Karim Benzema, është një dëshirë e trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger, tash e një kohë të gjatë, përcjellë arbresh.info.
Benzema nuk është duke kaluar një periudhë të mirë në ‘Santiago Bernabeu’ dhe si duket Florentino Perez është i gatshëm të lirohet nga shërbimet e tij, pas nëntë sezonesh.
Klubi nga Madridi kërkon që të përfitojë nga largimi i tij teksa në klauzolën e largimit nga Arsenali përfshihet edhe transferimi i Hector Bellerinit në Madrid.
Në rast se Arsenali nuk pranon që Bellerin të largohet nga Londra, atëherë do të detyrohen që të paguajnë një shifër të majme parash për ti siguruar shërbimet e Benzemas. /arbresh.info/