Profesori universitar i së Drejtës, Flamur Hyseni, ka thënë se Kushtetuta e Kosovës ka nevojë të plotësohet me disa kapituj në të ardhmen.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të Kushtetutës, Hyseni ka thënë se aktit më të lartë juridik të vendit duhet t’i shtohet kapitulli që ka të bëjë me konstitucionalizimin e partive politike dhe kapitujt që ndërlidhen me integrimet euroatlantike.
Po ashtu, Hyseni ka shprehur edhe nevojën e ndryshimit të mënyrës së zgjedhjes së presidentit.
Sipas tij, shefi i shtetit duhet të zgjedhet drejtpërdrejt nga populli.
“Disa formula kushtetuese kanë qenë si kushtëzime për të ekzistuar shteti i Kosovës, sepse kjo Kushtetutë ka pasur rol dhe mision historik, bërjen funksional të shtetit me të gjitha institucionet kryesore shtetërore. Këto kushtëzime, me kalimin e kohës, e humbasin rëndësinë e tyre dhe ndodhë ndryshimi. Kjo Kushtetutë në dhjetë vjetët e ardhshëm ka nevojë të plotësohet me kapituj të rinj për konstitucionalizimin e partive politike, integrimet evropiane dhe anëtarësimin në NATO. Ndërsa duhet të ndryshohet sa i përket mënyrës së zgjedhjes së presidentit. Presidenti duhet të zgjedhet drejtpërdrejt nga populli”, ka thënë Hyseni.
Ai ka pohuar se Kushtetuta e Republikës së Kosovës e miratuar më 9 prill 2008, ka arritur të realizojë dy qëllime kryesore: konstituimin e institucioneve themelore shtetërore dhe fillimin e procesit të transformimit të shumë segmenteve shoqërore.
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb