Dhjetë vjet më parë, dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, është ratifikuar Kushtetuta e Kosovës në Kuvend, e cila hyri në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.
Ish-kryetari i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Kosovës, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës është akti më i lartë dhe i rëndësishëm pas Ditës së Pavarësisë.
“Në kohën e miratimit të kushtetutës ka pas vullnet nga të gjithë anëtarët. Në atë kohë ka qenë edhe sfidues”, tha Kuçi sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ai tha se në Kushtetutën e Kosovës ka sublimim. “Kjo kushtetutë tregon më së miri për funksionimin e shtetit për këto 10 vite”, tha ai.
Kuçi tha se në bazë të kushtetutës aksionarë të shtetit është komuniteti shqiptar dhe të tjerët.
Sipas tij mandati i tyre si komision ka qenë të respektojë vullnetin e qytetarëve dhe të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare.
Ai tha se Kushtetuta nuk parasheh pushtet të tretë për veriun e Kosovës.
Kuçi foli edhe për Kushtetutën e Kaçanikut. Ai tha se ajo kushtetutë është historike dhe do të mbetet e tillë. Sipas tij rrethanat e kohës kanë bërë që të mos kemi implementim të saj.
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve