Google ADS

Befasi e madhe, Claudio Ranieri me ekip të ri?

08:33 | 9 Prill 2018
Arbresh.info

Trajneri italian, Claudio Ranieri, dy vite më parë e befasoi botën e futbollit teksa në një garë të egër me top-klubet angleze, arriti që ta fitojë titullin e Premierligës për herë të parë në histori të klubit me Leicester Cityn, transmeton arbresh.info.

Ranieri u bë ‘hit’ në media derisa më pas e mori drejtimin e Nantesit Në Francë.

Me ‘kanarinat’ po arrin që të qëndroi në pjesën e epërme të tabelës ndërkohë që së fundmi i ka ardhur një ofertë interesante po nga kampionati francez, Ligue 1.

Olimpique Lyon po insiston për shërbimet e tij për ta pasur në pozitën e trajnerit, Laurent Blancin.

Mbetet të shihet nëse do të ndodhë një lëvizje e tillë për trajnerin e mirënjohur italian. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme