Një lajm mjaft i bujshëm në lidhje me merkaton e sezonit të ardhshëm, vjen nga Anglia.
Mediat britanike raportojnë se Jose Mourinho po kërkon të sjellë në Manchester yllin brazilian të PSG-së, Neymar Junior.
Për të bindur francezët, drejtuesit e ‘djajve të kuq’ kanë ndërmend të ofrojnë pikërisht dy prej yjeve francezë, Paul Pogba dhe Anthony Martial. Tashmë është e qartë se Neymar nuk është i kënaqur me aventurën franceze, teksa në garë për shërbimet e tij ka hyrë prej kohësh edhe Reali i Madridit.
Gjithsesi, shkëmbimi me Pogba dhe Martial do të ishte shumë më interesant dhe i pranueshëm për PSG-në, që me këta të dy mund të zëvendësojë edhe brazilianin, por edhe Marco Verrattin, që duket gjithashtu i destinuar për t’u larguar.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...