Ibush Hasani ka ardhur në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës për të paguar faturën e mbeturinave, përkatësisht këstin e parë që përfshin obligimet për grumbullim të mbeturinave për muajt: janar, shkurt, mars, prill.
Janë vetëm 10.483 persona që i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së Komunës së Prishtinës nga mbi 50 mijë të regjistruar, raporton 038 i KTV-së. Kjo është informata e vetme që e kanë dhënë në Zyrën për Media në këtë komunë.
Kjo shifër është e ulët për kryeshefin e kompanisë “Pastrimi”, Feim Salihu.
“Fakti që fatura është si këst dhe brenda janë 3 muajve do të bëjë që më pak qytetarë të paguajnë, sikur faturat të dërgoheshin për çdo muaj, inkasomi do të ishte më i lartë”, ka thënë Salihu, i cili ka shtuar se derisa ata grumbullonin paratë mbi 40 mijë qytetarë paguanin faturat për çdo muaj.
“Në këtë ka ndikuar edhe fakti që ne kemi pasur 6 pika, ku qytetarët mund të paguajnë dhe për më tepër, kemi shkuar për të kërkuar borxhin edhe nëpër shtëpi”.
Salihu megjithatë, ka thënë se deri më tash, komuna e Prishtinës u ka paguar atyre dy këste, sipas kontratës që kanë lidhur bashkë.
Ndërkohë, për të rritur numrin e paguesve të faturave, komuna pritet që nga kësti i tretë, që nis më 1 korrik, të detyrojë qytetarët të paguajnë duke i kushtëzuar me regjistrim të automjeteve.
Jo zyrtarisht, punëtorët nëpër sportele, kanë thënë se po përgatiten që këtë metodë, ta nisin më shpejt, por që në rregulloren për mbeturina, thuhet që kushtëzimi bëhet pas mospagesës së këstit të tretë.
Por përveç ndryshimit në fatura, Hasani thotë se deri më tash nuk ka vërejtur asnjë ndryshim sa i përket pastërtisë në qytet.
“Duhet punë më shumë, periferia është keq e në disa vende është pastruar më mirë”, ka thënë ai.
Prishtinë të pastër për vitin 2018, ka premtuar kryetari, Shpend Ahmeti dhe pagesën e faturave në komunë e ka cilësuar vetëm si hapin e parë në këtë drejtim.
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...