Nisma e të Rinjve shënon ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

06:58 | 9 Prill 2018
Arbresh.info

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kosovë do të shënoj ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës me një aktivitet rrugor.

Aktiviteti mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” i cili do të përcjellet nga aktivistët e rrjetit “Nisma Ime” duke promovuar rëndësinë e Kushtetutës dhe duke rikujtuar qytetarëve të drejtat e tyre.

Ky aktivitet do të zhvillohet në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” që po implementohet nga YIHR KS dhe mbështetet nga National Center for State Courts.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme