Pilula e re e vitaminës B3 redukton sulmin në zemër

01:44 | 9 Prill 2018
Trina Galanxhi

Një pilulë e re, tableta e së cilës përmban ribozid nikotinomide po nxit qëndrueshmërinë, energjinë dhe plakje të shëndetshme tek njerëzit.

Po ashtu, tablet në formë të vitaminës B3 sipas një studimi, zvogëlon rrezikun e një sulmi në zemër deri në 25%.

Studimi në California, që përfshiu 24 persona vullnetarë me shëndet të ligë, rezultoi se konsumimi i vitaminës së tillë për dy herë në ditë, mund të ndryshojë plakjen kardiovaskulare.

Ajo funksionon në të njëjtën mënyrë sikurse një dietë me kalori të kufizuar, gjë e cila rrit shëndetin e enëve të gjakut dhe zvogëlon presionin e gjakut tek pacientët e moshës së mesme, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme