Një zyrtar amerikan tha të dielën se Koreja e Veriut është e gatshme të bisedojë me Shtetet e Bashkuara për çarmatimin bërthamorë.
Këto janë shenjat e para të prekshme që udhëheqësi Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është ende i gatshëm të takohet me presidentin Donald Trump, që kur Veriu propozoi së pari një takim muajin e kaluar.
Presidenti Trump ka thënë se dëshiron ta takojë Kimin para fundit të muajit maj. Hollësitë rreth bisedimeve të mundshme janë ende të paqarta sikurse edhe vendi dhe agjenda e saktë e tyre.
Por zyrtarët thonë se ka pasur kontakte të fshehta ndërmjet Washingtonit dhe Phenianit.
Presidenti Trump vazhdimisht ka bërë thirrje për çarmatimin bërthamorë të gadishullit Korean.
Në të kaluarën, Koreja e Veriut është zotuar të ngrijë programin e saj bërthamorë në shkëmbim të ndihmave me ushqime dhe lehtësimit të sanksioneve ekonomike. Këto premtime janë thyer vazhdimisht./VoA/
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?