Orban anti-BE fiton mandatin e tretë në Hungari

00:23 | 9 Prill 2018
Trina Galanxhi

Kryeministri i djathtë i Hungarisë, Victor Orban ka fituar edhe mandantin e tretë për të udhëhequr me vendin.

Partia qeverisëse Fidesz ka marrë pothuajse gjysmën e 80% të votave të numëruara deri më tani. Pjesëmarrja është raportuar të jetë e lartë, transmeton portali arbresh.info

Fushata e Orban ka qenë e dominuar nga deklaratat anti-emigracion, duke premtuar mbrojtje të kufijve dhe bllokim për emigrantët myslimanë.

Orban ka deklaruar fitoren, duke u thënë mbështetësve ekstremë se “pjemarrja e lartë ka lënë mënjanë të gjitha dyshimet”./abresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme