Google ADS

Forcat turke godasin 12 objektiva terroriste në veri të Irakut

23:03 | 8 Prill 2018
Trina Galanxhi

Avionët turq shkatërruan 12 objektiva të terroristëve të PKK-së në veri të Irakut, njoftoi sot ushtria turke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sulmet ajrore u kryen në rajonet Hakurk, Sinat-Haftanin, Zap dhe Metin, thuhet në kumtesën e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke.

Objektiv të sulmeve ishin strehimoret dhe depot e armëve të organizatës terroriste, thuhet më tej në kumtesë.

Sulmet ajrore mbi objektivat e PKK në veri të Irakut, ku grupi terrorist ka bazën e vet kryesore në malin Kandil pranë kufirit iranian, janë kryer rregullisht që nga korriku i vitit 2015, kur PKK rifilloi fushatën e saj të armatosur terroriste.

PKK është listuar si organizatë terroriste në Turqi, SHBA dhe BE. Në fushatën terroriste kundër Turqisë, e cila ka zgjatur më shumë se tre dekada janë vrarë mbi 40 mijë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme