Tifozët e Gjilanit, ‘Skifterat’ kanë reaguar sërish. Sërish cak i tyre është trajneri, Arbnor Morina.
‘Skifterat’ kanë shkruajtur në faqen e tyre se Morina ka ofenduar futbollistët pas humbjes nga Llapi.
Lexojeni të plotë reagimin e ‘Skifterave’Ish-trajneri vazhdon me ofendime banale kundrejt lojtarëve dhe Skifterave !!
Sot pas dështimit të rradhës në Llap, zotëri paturpësia hyri në zhveshtore duke mos kursyer as lojtarët as tifozët për të shprehur mllefin për dështimet e tij.
Duke sharë me rob e gjithcka tjetër ai edhe njëherë dëshmoj që nuk posedon trohë njerzillëku.
Sikur të kishim një zot shtëpie i cili mbron familjen e vet moti kohë ky kancer do të largohej nga klubi jonë.
Ne inkurajojmë lojtarët që mos të bien në presionin e sharjeve dhe ofendimeve të ish-trajnerit dhe të vazhdojnë të japin maksimumin për të mos lejuar klubin tonë të zhytet në zonën e rrezikshmërisë, ndërsa ish-trajneri do të gjejë së shpejti atë që kërkon sepse pafundsishtë nuk mund të luaj askush me ndjenjat tona.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...