Google ADS

Turqia kërkon nga SHBA-të që të pastrojë “konfuzionin” mbi Sirinë

22:47 | 8 Prill 2018
Trina Galanxhi

Një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për të zvogëluar tensionet mbi qytetin Manbij të mbajtur nga kurdët në Siri, është i “mundshëm”, por kërkohet nga Uashingtoni që të pastrojë konfuzionet mbi politikën e saj.

Zëdhënësi i presidentit Rexhep Tajip Erdogan, Ibrahim Kalin, tha se një operacion turk për të marrë qytetin sirian të Tal Rifaat nuk është më në agjendë, pasi Rusia ka garantuar që nuk ka kurdë në atë pjesë, transmeton portali arbresh.info

Qyteti i Manbij, i mbajtur nga Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG) të milicisë kurde, është bërë një “dhimbje koke” e madhe në marrëdhëniet midis aleatëve të NATO-s, Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Pas shkarkimit të YPG nga qyteti i Afrin në perëndim përmes një operacioni ushtarak, Erdogan ka kërcënuar se do të fillojë një ofensivë të ngjajshme në Manbij, ku forcat amerikane janë të stacionuara.

Ankaraja ka deklaruar se ka arritur mirëkuptim me ish-sekretarin e shtetit Rex Tillerson, por tani kjo marrëveshje është “hedhur në erë”, pasi Presidenti Donald Trump morri vendim të shkarkojë Tillersonin.

Kalin para gazetarëve në Stamboll tha se Turqia kishte propozuar që kurdët të largohen nga Manbij.

“Ne ende besojmë se kjo është e arritshme dhe e mundshme”, tha ai.

Megjithatë, ai ka theksuar se Uashingtoni duhet të jetë i qartë ndaj politikave të saj në Siri, pasi ditëve të fundit Presidenti Donald Trump ka sinjalizuar një tërheqje të SHBA-ve nga vendi.

Kjo deklaratë ka shkaktuar konfuzion për Turqinë, ndërsa zyrtari turk ka deklaruar se “do të dëshironin qartësi në lidhje me situatën e krijuar”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme