Pep Guardiola e ka etiketuar mesfushorin spanjoll të Barcelonës, Sergio Busquets, si objektivin kryesor për afatin kalimtar të verës.
Trajneri spanjoll është i pakënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve, pasi humbën në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Liverpoolit me rezultat 3-0 dhe janë afër eliminimit.
Ky dështim i mundshëm në Evropës ka bërë që Guardiola të mendoj për sezonin e ri dhe përforcimet e mundshme në afatin kalimtar veror.
Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Gurdiola ka vendosur mesfushorin e Barcelonës, Busquets, si objektivin kryesor për mesfushë.
Ky medium raporton se trajneri spanjoll ka bërë gati plot 200 milionë euro për shërbimet e bashkëkombësit të tij.
Mediumi gjithashtu pretendon se marrëdhëniet e Guardiolës me mesfushorin mbrojtës do të thotë se një largim nga Camp Nou mund të mos jetë krejtësisht jashtë diskutimit.
Trajneri katalunas thuhet se dëshiron reprezentuesin spanjoll për shkak të mentalitetit të tij, duke ndier se Busquets do të balanconte gjithë mesfushën e tij.
Busquets gjithashtu është ëndërr e presidentit të Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, i cili e dëshiron me çdo kushte te skuadra franceze.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?