PSG transferon portierin e AS Romës

20:37 | 8 Prill 2018
Arbresh.info

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Maxwell vizitoi Stadio Olimpicon në fund të shkurtit për të vëzhguar portierin e Romës, Alisson.

Portieri brazilian ka qenë i lidhur ngushtë me një largim nga Roma këtë verë, me ekipet si Real Madridi dhe Liverpooli të interesuar për shërbimet e tij, shkruan GazetaBlic.Sipas mediave franceze, PSG është gati të paraqesë ofertën e tyre për portierin.

Klubi nga Parc des Princes raportohet se dërgoi Maxwell në kryeqytetin italian për të parë Alissonin në ndeshjen e Romës kundër Milanit më 25 shkurt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme