Lazio ka marrë një tjetër fitore në kampionat dhe ka parakaluar Interin, duke u bërë pjesë e 4-shes së Championsit në renditjen e Serisë A.
Në transfertën e vështirë të Friulit, ndaj Udineses, bardhekaltrit triumfuan 1-2, në një takim ku gjithçka u zhvillua në pjesën e parë.
Fillimisht ishte Udinese që kaloi në avantazh, ndërsa më pas Lazio u kundërpërgjigj me anë të Immobiles dhe Luis Albertos, duke përmbysur rezultatin.
Në pjesën e dytë vendasit këmbëngulën për të barazuar shifrat, por Strakosha u shfaq në lartësinë e detyrës, duke ndalur çdo tentativë drejt portës.
Tashmë Lazio shkon në kuotën e 60 pikëve, në vendin e 4-t, po aq sa ka edhe Roma e vendit të 3-të dhe dy më tepër se Interi i vendit të 5-të. Java e 31-të e Serisë A do të mbyllet në mbrëmje me sfidën Milan-Sassuolo.ss
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...