Është ditë tregu në Kamenicë dhe në hyrje të tij dëgjohen tinguj muzike shqipe.
Pak metra më tutje, një zonjë e moshuar nga komuniteti serb shet produkte bulmeti, raporton KTV.
Është një prej komunave që ka një treg të përbashkët për të gjithë banorët e saj. Por personat që frekuentojnë tregun janë kryesisht në moshë të mesme ose të shtyrë dhe drejtuesit e rinj të komunës, frymën multientike po synojnë ta instalojnë në moshat më të reja.
E këtë po synojnë duke i bërë bashkë nxënësit shqiptarë, serbë e të komuniteteve të tjera, duke ndërtuar objekte të përbashkëta.
Aktualisht në objektin e shkollës “Desanka Maksimovic”, mësojnë bashkë nxënësit e komuniteteve që janë në fillore, gjimnaz dhe të mesmen teknike, që në tërësi janë mbi 250 nxënës.
Një prej nxënësve të kësaj shkolle ishte edhe nënkryetari i Komunës, Bojan Stamenkoviq, thotë se po synojnë t’i bëjnë bashkë nxënësit shqiptarë e serbë dhe të komuniteteve të tjera.
“Fëmijët nuk e kanë barrën e së kaluarës”, thotë kryetari Qëndron Kastrati, që iniciativën e tij e sheh si një hap të rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike.
Objekti i shkollës për pjesëtarët e komuniteteve, është fare afër me objektet për nxënësit kosovarë, që edhe ishin bërë bashkë në aktivitete të ndryshme, por tani synohet që të shkohet një hap më tutje.
Në mungesë të fondit për investime kapitale, kreu i komunës Kastrati u është drejtuar me një letër shefes së zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe ambasadorit amerikan, Greg Delawie, ku gjerësisht janë shpjeguar ideja dhe objektivat e projektit.
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...