Autoritetet në Berlin kanë thënë se kanë arrestuar gjashtë persona, nën dyshimet se po planifikonin të kryenin një “krim të dhunshëm”, gjatë gjysmëmaratonës në Berlin, ku kanë marrë pjesë 36 mijë garues.
Prokurorët dhe policia, në një deklaratë të përbashkët për media kanë thënë se kanë pranuar “informacione se të arrestuarit mund të kenë qenë të përfshirë në planifikimin e një sulmi të dhunshëm në lidhje me këtë ngjarje sportive”.
“Pasi hetimet janë në zhvillim e sipër, nuk mund të japim informacione të mëtejshme”, thuhet tutje në deklaratë.
Në deklaratë po ashtu thuhet se arrestimet dhe bastisjet janë kryer nëpër disa banesa dhe në dy makina në Berlin.
Gjysmëmaratona në Belin u zhvillua sot pa asnjë incident./REL
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...