Aktualisht ka arritur 42 numri i lëndëve për korrupsion, të shënjestruara për t’u zgjidhur si pjesë e luftës kundër korrupsionit, që është kushti i fundit për liberalizim të vizave.
Sipas koordinatorit për këto lëndë, Agim Maliqi, ato janë raste të profileve të ndryshme. Monitorues të sistemit të drejtësisë thonë se këto nuk janë raste të profilit të lartë ashtu siç kërkohet.
Ndër kriteret për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Evropian, është luftimi i korrupsionit. Koordinatori për lëndët e shënjestruara për korrupsion, Agim Maliqi, ka thënë se tashmë janë 42 raste në trajtim.
Në një intervistë për Radio Kosovën, Maliqi tha se nga ky numër 6 lëndë janë në procedurë hetimore, 31 raste me aktakuza ndërsa rastet e tjera janë nën hetim.
Sipas tij, në procedurë hetimore janë 5 raste. Ai ka përmendur rastet e njohura si “Sekseri”, “Vizat” dhe “Avansi” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, rasti “Shkurti” në Gjykatën Themelore në Ferizaj dhe “Ndërrimi” në Gjykatën e Mitrovicës.
Sipas Maliqit, deri më tani në shkallë të parë janë përfunduar 5 raste, ndërsa të formës së prerë janë 6 raste.
“Me burgim efektiv janë 2 raste, çështja penale prokurori me burgim 3 vite dhe 5 mijë euro gjobë, vepra penale “Matreks M” që është një dënim prej 5 vite burgim të formës së prerë”,tha Maliqi.
Sipas Maliqit, janë vetëm dy raste ku përfshihen persona zyrtarë, derisa te tjerat nuk ka pozita të larta publike.
Por, Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se bazuar në rezultatet e deritashme në luftën kundër korrupsionit, lufta kundër kësaj dukurie nuk ka treguar rezultate konkrete.
“Në rastet e shënjestruara si top rastet më të mëdha ne kemi gjetur se ekzistojnë raste të profilit të mesëm e që janë shitur në publik si raste të profilit të lartë. Rezultatet e këtyre rasteve të këtyre aktakuzave dhe aktgjykimeve nuk dëshmojnë një luftë të vërtetë kundër korrupsionit por thjeshtë një mashtrim për të pasur rezultate që mund të shiten para BE-së si sukses”, ka thënë Musliu.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në një intervistë për Radio Kosovën ka thënë se tashmë janë krijuar kushtet kadrovike dhe buxhetore për t’i trajtuar këto lëndë të cilat sipas tij, në të kaluarën kanë munguar.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...