Në fshatin Hajvali të Prishtinës, pasditen e sotme ka mbetur i lënduar nga arma e zjarrit një 18 vjeç.
Policia ka arrestuar dy të dyshuar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy gëzhoja.
Nuk dihen motivet që çuan deri te ky rast. I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha e ka konfirmuar rastin për portalin Arbresh.info
Hoxha tha se policia po merret me rastin për t’i sqaruar motivet që çuan deri te ky incident.
“Me 08.04.2018 rreth orës 15:20 –ne fshatin Hajvali, pas disa të shtënave me armë zjarri nga persona të panjohur, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar (v. i lindjes 2000) i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, përderisa Njësitet relevante policore janë duke kryer procedurat hetimore për te sqaruar rrethanat dhe motivet e rastit”, është shprehur Hoxha./Arbresh.info/
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...