Daçiq thotë se nuk do të ketë ndryshim të marrëveshjes për Asociacionin

18:14 | 8 Prill 2018
M. A.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se nuk do të ketë ndryshim të marrëveshjes për Asociacionin.

Gjatë një interviste për ‘Blic’, Daçiq ka theksuar se Serbia e ka kryer punën e saj dhe tani marrëveshjet dhe afatet kohore duhet respektuar.

“Themelimi i Asociacionit është një provë e madhe për BE, këtu do të kuptohet autoriteti i tyre”, ka thënë ministri.

Ai ka ripërsëritur se Serbia nuk do të lejojë që Kosova të fitojë një ulëse në OKB.

Duke folur për arrestimin e drejtorit të Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, ministri serb ka thënë se nuk ka qenë i habitur nga reagimi i ‘butë’ i Brukselit dhe Uashingtonit.

“Ata shumë shpesh japin deklarata të ashpra kur Serbia bën diçka ose jo, dhe në anën tjetër toleron shumë lëvizje të gabuara të Prishtinës. Imagjinoni Serbia të bënte një arrestim të tillë, do të ishte një kaos. Kjo është arsyeja pse Vuçiq është i zhgënjyer më këtë qëndrim”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme