Gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me mundësi reshjesh lokale të shiut në orët e pasdites.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, masat e ngrohta të ajrit me origjinë nga Afrika veriore do të jenë prezent gjatë javës mbi vendin tonë, duke favorizuar kushte për një mot relativisht stabil dhe me temperatura mbi 20C.
Një situatë stabile e motit do të vazhdoj deri ditën e premte , ku më tej do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat pasdite vende-vende mund të sjellin riga shiu të karakterit lokal.
Shtypja atmosferike do ti mbajë vlerat e normales. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi maksimale deri 5m/s.
12 vrasje për dy muaj në Shqipëri
Nagavci: Të gjithë fëmijët shqiptarë mësojnë me abetaren e p...
Ministri Maqedonci thirrje të rinjve që të aplikojnë në FSK:...
“Mashtrimet nëpërmjet internetit”, Policia del me njoftim si...
PDK kërkon seancë për shkarkimin e bordit të RTK-së
Shqiptarët e nisin protestën në Preshevë për shkelje nga Ser...