Libi, gjenden mbetjet mortore të fëmijëve të rrëmbyer më 2015

14:09 | 8 Prill 2018
Arbresh.info
Autoritetet libiane kanë thënë se kanë gjetur mbetjet mortore të tre fëmijëve, që ishin rrëmbyer më 2015 në kryeqytetin Tripoli.

Zyra e hetimeve kriminale në Libi ka thënë sot se trupat janë gjetur në qytetin jugor Surman.

Një grup i armatosur kishte rrëmbyer fëmijët e familjes së biznesmenit Reyad al-Shershari dhe në këmbim të lirimit të tyre kishin kërkuar shpërblim. Fëmijët ishin nga mosha pesë deri në 12 vjeç, në kohën kur ishin rrëmbyer, transmeton AP.

Al-Shershari u ka thënë mediave lokale se ai u ka bërë apel autoriteve gjatë këtyre viteve, por ata kanë dështuar që ta zbardhin këtë rast.

Në muajin mars, zyra për hetime kishte thënë se kanë arrestuar liderin e këtij grupi dhe kanë vrarë anëtarët e tjerë të tij./REL

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme