Google ADS

Kompania shqiptare në Gjermani merr projektin e rrëzimit të ndërtesës 96 m të lartë

14:09 | 8 Prill 2018
Arbresh.info

Kompania shqiptare në Gjermani, AWR Abbruch GmbH e specializuar për rrënimin e objekteve të mëdha, ka marrë edhe një projekt të rëndësishëm që e bën atë kompaninë më të madhe të këtij lloji në shtetin gjerman.

Njëri nga pronarët e kësaj kompanie, Ilmi Viqa përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kompania ka fituar projektin për rrëzimin e objektit të vjetër të Bankës Gjermane në Frankfurt, transmeton Koha.net.

Ai ka shkruar se, “objekti është 96 metra i lartë, kurse punët për demolimin e tij kanë nisur më 3 prill”.

Pronarët e AWR Abbruch GmbH janë vëllezërit nga Gremja e Ferizajt, Nazmi, Ilmi e Gani Viqa, të cilët për çdo vit përkrahin studentët kosovarë me bursa.

Pas këtij rrënimi (i treti më madh), AWR Abbruch GmbH bëhet kompania më e madhe dhe me besueshmërinë më të lartë në detonimin e objekteve të larta në Gjermani.

Nazmi Viqa gjithashtu është kryetar i Unionit të Bizneseve gjermano-shqiptare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme