Google ADS

“Vuçiq do të luftojë për Kosovën”

12:58 | 8 Prill 2018
V. S.

Ministri i Mbrojtjes i i Serbisë, Aleksander Vulin, ka thënë se pas shumë kohësh Serbia e ka një president i cili do të luftojë për Kosovën dhe i cili ka fuqi të përballet me situatën e vështirë, raporton Tanjug, njofton Klan Kosova.

“Vuçiq do të luftojë”, tha Vulin duke u përgjigjur në pyetjen se sa e vështirë është për Serbinë situata aktuale në raport me Kosovën dhe se a do të mund Serbia të nxjerr më të mirën nga kjo situatë.

“Serbia është në një pozitë shumë të vështirë, përballë forcave të mëdha që kërkojnë nga Serbia ta justifikojë shkeljen e të drejtës ndërkombëtare nga ana e tyre”, pohoi Vulin, duke shtuar se Serbia tash e ka një president që ka guximin të përballet me këto sfida./klan kosova/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme