Google ADS

Efekti i ligjit, për tre muaj janë importuar 852 vetura të reja

11:07 | 8 Prill 2018
V. S.

Ligji i ri për lejimin e importimit të veturave më të reja se 10 vite në Kosovë, ka bërë që për shumë tregtarë të ngjallë reagime të shumta në vend për arsye se të njëjtit tani e tutje nuk mund të doganojnë automjete më të vjetra se dhjetë vite.

Pas këtij Ligji, Dogana e Kosovës tek veturat e reja ka shënuar rritje për rreth 30% të importit të veturave. Pra, nga 551 sa kanë qenë vitin e kaluar, gjatë 2018-ës kanë arritur në 852 copë.

Në një përgjigje për “Indeksonline”, zëdhënësi i DK-së, Adriatik Stavileci ka treguar disa statistika lidhur me këtë cështje. Sipas tij, tek veturat e vjetra ka rënie të tyre.

“Derisa tek automjetet e përdorura ka një rënie prej te sasia (copë) ka shënuar ulje prej 2.331.00 copë ose shprehur ndryshe në përqindje, 46.28%”, është shprehur Stavileci.

Më tej, Stavileci ka bërë të ditur se gjatë këtij viti në Doganën e Kosovës janë importuar 3556 copë.

Ndryshe, më 27 qershor kishte hyrë në fuqi ligji i ri për automjete, i cili parasheh rregulla të reja të importit dhe regjistrimit të veturave.

Nga janari i këtij viti askush në Kosovë nuk mund të importojë automjet më të vjetër se 10 vite. Ligji në fjalë ka sjellur ndryshime të mëdha të normave për regjistrimin e automjeteve./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme