Google ADS

Dua Lipa do t’i ‘dridhë’ këtë verë ShBA-të

10:11 | 8 Prill 2018
Arbresh.info

Dua Lipa do të qëndroj pothuajse gjatë gjithë verës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngëtarja nga Kosova ka publikuar datat e koncerteve në pjesën më të madhe të shteteve të Amerikës, duke përfshirë këtu Houstonin, Atlantan, Dallasin, Miamin, Las Vegas, San Diego e San Franciosko, shkruan Arbresh.info.

Të gjithë këto koncerte do t’i zhvilloj gjatë muajit qershor ndërkohë në në korrik ajo do të mbajë një koncert edhe në Toronto të Kanadasë.

Kujtojmë se Dua Lipa ka publikuar së fundmi bashkëpunimin me DJ-n e famshëm Calvin Harris “One Kiss” e cila tashmë është shndërruar në një hit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme