Kosova humb rreth 23 milionë euro çdo vit për mungesën e inksasimit të faturave të energjisë elektrike që shpenzohet nga serbët e veriut të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Sipas ministrit për Zhvillim Ekonomik, Valdrin Lluka ishte arritur progres pozitiv në raport me Serbinë për regjistrimin e një kompanie për inkasimin e faturave të Veriut, mirëpo që zhvillimet e fundit kanë penguar procesin.
“Ne i kemi rreth 23 milionë euro humbje vjetore nga mos realizimi i marrëveshjes për interkoneksion që përfshin inkasimin për energji nga qytetarët e Veriut dhe kjo nuk është në rregull që një pjesë e qytetarëve të mos paguajë energjinë të cilën e shpenzon dhe është një kosto e lartë për vendin. Kemi pasur një progres pozitiv në raport me Serbinë për të regjistruar një kompani për inkasimin në Veri por pjesa politike dhe ngjarjet e fundit e kanë penguar këtë proces”, ka thënë Ministri Lluka për Arbresh.info/V. Selimi/
Ndiqeni intervistën më poshtë:
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...