Google ADS

Wilshere kërkon pagë të lartë për të nënshkruar kontratë të re me Arsenalin

09:04 | 8 Prill 2018
Arbresh.info

Jack Wilshere ende nuk ka pranuar të zgjasë kontratën e tij me Arsenalin.

Mesfushori anglez është bërë së fundmi ndër lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Kontrata e tij me Arsenalin skadon në fund të këtij edicioni dhe palët ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për vazhdimin e saj.

Arsenali i ka ofruar kontratë të re katër vjeçare me pagë prej katër milionë funteve në vit.

Por agjentët e lojtarët kanë kërkuar dy milionë euro më shumë për të nënshkruar kontratën e re.

Ende nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare nga klubi nëse do të pranojë propozimin e futbollistit.

26-vjeçari po kërkohet me ngulm nga skuadrat e njohura angleze si Manchester United, Liverpool, Everton, West Ham dhe Manchester City.

Gjithashtu për lojtarin interesim kanë shprehur edhe dy skuadrat italiane Milan dhe Juventus.

Lojtari ka paralajmëruar se para fillimit të Kupës së Botës do të vendosë për të ardhmen e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme