“Koreja Veriore shumë shpejt mund të na dërgojë në një kthesë katastrofike, nëse Presidenti Donald Trump vazhdon të njdekë përpjekjet e tij për të minuar regjimin e Kim Jong-un”, ka paralajmëruar një zyrtar rus.
Koreja Veriore që një kohë të gjatë është duke dhënë shqetësime në lidhje me fillimin e Luftës së Tretë Botërore, pasi ajo gjithnjë e më shumë e ka refuzuar kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare që të heq dorë nga arsenali bërthamor, transmeton portali arbresh.info
Zyrtarët ruse kanë paralajmëruar se Pheniani mund të jetë në prag të një shkaktimi të një konflikti të tmerrshëm nëse SHBA-të nuk “heqin dorë nga minimi i udhëheqjes së Kim Jong-un”.
Zëvendës-admirali Igor Kostyukov, zëvendës-shefi i parë për drejtorinë kryesore të stafit të përgjithshëm të ushtrisë ruse, tha: “Gjendja rreth gadishullit të Koresë ka kohë që është në fije të perit. Përpjekjet e qëllimshme të Shtëpisë së Bardhë të SHBA-së për të minuar qëndrueshmërinë e regjimit Kim Jong Un dhe demonstrimin e gatishmërisë së saj për largimin e udhëheqjes së Koresë së Veriut nëpërmjet përdorimit të forces , janë duke e shtyrë Phenian që të marrë hapa aventureskë”.
Ai ka sugjeruar se deklaratat e ashpëra të Presidentit Trump do të nxisin autoritetet koreano veriore që të marrin vendime rreth progresit të zhvillimit të armëve më të forta bërthamore./arbresh.info/
Zelenskiy: Përfundimi i luftës me Rusinë varet nga vendosmër...
Galatasaray fiton derbin e Turqisë ndaj Fenerbahçes
Aksident në Pogradec, makina përplas një të mitur
Vrasja e djeshme në Mitrovicë, policia shpall në kërkim një ...
Sinani paralajmëron protesta: Marshojmë për barazi dhe drejt...
Goditje për propagandën ruse dhe serbe, TikTok fshin llogari...