Barça vazhdon e pamposhtur, Messi hat-trick kundër Leganes

22:37 | 7 Prill 2018
Arbresh Info

Lionel Messi me hat-trick i ka siguruar një tjetër fitore Barcelonës mbrëmjen e sotme (e shtunë).

Gjiganti katalunas ka fituar me rezultat të thellë 3 me 0 në ndeshjen si nikoqir në Camp Nou kundër Leganes në kuadër të xhiros së 31-të në La Liga, shkruan portali arbresh.info.

Superylli argjentinas realizoi hat-trick në këtë takim duke mposhtur i vetëm tri herë poriterin Ivan Cuellar. Messi realizoi golin e epërsisë në minutën e 27′, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë dyfishoi epërsinë për 2 me 0.

Sulmuesi realizoi supergol nga gjuajtja e lirë në një distancë prej 25 metrave duke u bërë lojtari i parë që nga Ronaldinho në sezonin 2006/07 që ka shënuar gjashtë gola nga goditjet e lira në La Liga këtë sezon.

Leganes arriti të ngushtojë epërsinë në minutën e 68′ të pjesës së dytë duke realizuar për 2 me 1 përmes Nabil El Zhar, por “Blaugranët” ishin të kujdesshëm duke arritur t’i shmagen ndonjë befasie në vazhdim.

Messi realizoi golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes vetëm tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit pas asistimit nga Ousmane Dembele.

Barcelona, e cila ka 79 pikë – 12 më shumë se rivali më i afërt, tani ka barazuar rekordin nga Real Sociedadi me gjithsej 38 ndeshje si të pamposhtur radhazi në La Liga./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme