Aksident i rëndë në Fier, “BMW-ja” përplas këmbësoren

21:26 | 7 Prill 2018
Trina Galanxhi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Mësohet se drejtuesi i një mjeti tip ‘BMW’, ka përplasur një këmbësore në lagjen “11 janari”.

Këmbësorja është plagosur rëndë dhe është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit, ku është trajtuar në sallën e reanimacionit.

Nuk dihet ende nëse e dëmtuara ka dalë apo jo nga rreziku për jetën. Ndërkohë dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia me të cilën udhëtonte drejtuesi i mjetit i cili është shoqëruar nga policia./gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme