Lionel Messi supergol nga gjuajtja e lirë kundër Leganes

21:15 | 7 Prill 2018
Arbresh Info

Barcelona ka kaluar në epërsi në ndeshjen si nikoqir kundër Leganes.

Gjiganti katalunas ka shënuar për 1 me 0 pas vetëm 26′ minutave lojë në takimin e sotëm (e shtunë) si nikoqir në Camp Nou kundër Leganes, shkruan portali arbresh.info.

Superylli Lionel Messi realizoi një supergol nga goditja e lirë.

Sulmuesi argjentinas mposhti portierin e Leganes me gjuajtjen e tij fenomenale nga një distancë prej 25 metrave.

Takimi ndërmjet dy skuadrave është duke u zhvilluar në kuadër të xhiros së 31-të në La Liga./arbresh.info/

https://twitter.com/Messi_TheGoat/status/982698055265906688

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme