Google ADS

Edhe Robin Krasniqi stërvitet në ujë

20:58 | 7 Prill 2018
Arbresh Info

Haxhi ‘Robin’ Krasniqi ka vazhduar t’i mbajë të informuar fansat e tij për llojet e ushtrimeve që i praktikon.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai shihet duke u stërvitur në ujë – stërvitje që janë aplikuar edhe nga Anthony Joshua dhe legjenda Muhammad Ali.

“Stërvitje boksi në ujë”, ka shkruar Krasniqi pranë videos së publikuar në Instagram.

https://instagram.com/p/BhPKFW3A7J7/?utm_source=ig_embed

Kujtojmë që boksieri shqiptar në fillim të muajit shkurt fitoi duelin përballë polakut Bartlomiej Grafka.

Në duelin e zhvilluar në Halle të Gjermanisë, boksieri nga Juniku u tregua më i fortë se kundërshtari duke fituar pas 10 raundeve.

Ai triumf i dha mundësinë që Krasniqi të bëjë tentativën e tretë për ta kërkuar titullin e botës në kategorinë e peshave të mesme.

Ndërsa kohë pas kohe, në rrjetet sociale, ai ka publikuar video të ndryshme nga stërvitjet e tij.

Disa prej tyre mund t’i shikoni më poshtë.

https://www.facebook.com/BoxerRobinKrasniqi/videos/1614949911892929/

https://www.facebook.com/BoxerRobinKrasniqi/videos/1611685888885998/

https://www.facebook.com/BoxerRobinKrasniqi/videos/1604357039618883/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme