Google ADS

Ish presidenti brazilian dorëzohet në polici

20:35 | 7 Prill 2018
Trina Galanxhi

Ish-presidenti brazilian Luis Inácio Lula da Silva ka deklaruar se do të dorëzohet në polici, pas një urdhëri të gjykatës që e dënon atë me 12 vite burg për korrupsion.

Ai këto komente i ka bërë jashtë ndërtesës së sindikatës në San Paolo, ku edhe ka qëndruar me autoritet ligjore, transmeton portali arbresh.info

Ankesat e minutës së fundit për të pezulluar mandatin e tij të arrestit kanë dështuar.

Dilma Rousseff, pasardhësi i tij, u paraqit bashkë me të para turmës, ku edhe morrën duartrokitjet e shumë adhuruesve.

“Unë do të respektoj urdhërin e tyre”, tha Lula para turmës.

Megjithatë, ai ka insistuar se do të luftojë për lirinë e tij, duke premtuar se “do të dalë më i fuqishëm dhe më i fortë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme