Zv-kryeministri dhe njëherësh ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka dënuar sulmin e ndodhur pak më parë në Gjermani ku mbetën të vdekur disa persona dhe dhjetëra të plagosur.
Pacolli u ka shprehur ngushëllime familjarëve që humbën të afërmit e tyre ndërsa të lënduarv u ka uruar shërim sa më të shpejtë, përcjell arbresh.info.
“I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve që humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve shërim të shpejtë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Ai ka ofruar poashtu edhe numrat emergjent për qytetarët e Kosovës që jetojnë në Gjermani në rast se janë të prekur nga ky sulm.
“Qytetarët e Kosovës që kanë mundur të preken nga ky sulm për çdo lloj ndihme mund të kontaktojnë në këtë numër emergjent të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Frankfurt. +49 176 681 497 36”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Dënoj sulmin e ulët dhe qyqar, që ndodhi sot në qytetin Munster të Gjermanisë, ku sipas raportimeve të para humbën jetën disa njerëz e shumë të tjerë mbetën të plagosur.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve që humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarëve shërim të shpejtë.
Kosova qëndron me Gjermaninë në këto momente të vështira.
Qytetarët e Kosovës që kanë mundur të preken nga ky sulm për çdo lloj ndihme mund të kontaktojnë në këtë numër emergjent të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Frankfurt. +49 176 681 497 36
https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10160165057540153
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...