Google ADS

Ferrari “skuq” Bahreinin, Vettel-Raikkonen nisen nga vija e parë

18:20 | 7 Prill 2018
Arbresh.info

Do të jetë tërësisht e kuqe vija e parë e nisjes në Çmimin e Madh të Bahrejnit, gara e dytë e Botërorit të këtij viti në Formulën 1. Gjermani 4 herë kampion i botës, Sebastian Vettel regjistroi kohën më të mirë me 1 minutë, 27 sekonda dhe 958 të mijëtat, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës me kohën 1’ 28’’ dhe 101 të mijëtat.

Menjëherë pas tyre do të niset Valtteri Bottas me Mercedesin, por skuderia gjermane nuk do të mund të shijojë “luksin” e të pasurit të të dyja “shigjetave të argjendta” pas “kokëkuqes” italiane, pasi Hamilton, pavarësisht kohës së katërt më të mirë të regjistruar në provat zyrtare, do të niset nga vendi i 9, për shkak të pezullimit me 5 vende si pasojë e ndërrimit të kambios.

Dhjetëshja e parë plotësohet nga Ricciardo (4), Gasly (5), Magnussen (6), Hulkenberg (7), Ocon (8) dhe Sainz (10). Një ditë zhgënjyese për Alonson me McLarenin e tij, që do të niset vetëm nga vendi i 14, edhe pse spanjolli pretendon të luftojë për podium në çdo garë të këtij sezoni./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme