Google ADS

Vetura godet turmën, dhjetëra të vdekur në Gjermani

17:26 | 7 Prill 2018
Arbresh.info

Një veturë ka goditur turmën në qytetin Münster të Gjermaninë Perëndimore, akt nga i cili kanë mbetur të vrarë dhjetëra persona, shkruan BBC.

“Janë dhjetëra të vdekur, me gjasë edhe i dyshuari”, ka thënë një zëdhënës i Policisë në Twitter, transmeton Klan Kosova.

Policia lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qendrën e qytetit, në mënyrë që makinat dhe ekipet e emergjencës të mund t’iu dalin në ndihmë të lënduarve.

Ende nuk është e qartë nëse kjo ngjarje është incident apo sulm.

Në dhjetor të vitit 2016, një kamion u fut në turmën e tregut të Krishtlindjeve në kryeqytetin gjerman, Berlin, duke vrarë 12 veta.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme