Juventusi ka arritur të fitojë ndaj Beneventos, me rezultat 2 me 4 në kuadër të Serie A.
Juventus filloi takimin në mënyrën më të mirë të mundshëme duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 16-të.
Golin e epërsis e shënoi sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala, shkruan arbresh.info.
Por, reagimi i skuadrës vendase nuk vonoi dhe pas tetë minutave arriti të barazojë rezultatin.
Ishte sulmuesi Diabate, i cili shënoi në minutën e 24-të për rezultatin 1 me 1.
Kur të gjithë mendua se pjesa e parë do të përfundojë me rezultat të barabartë, kështu nuk mendoi edhe sulmuesi argjentinas i Zonjës së Vjetër, Paulo Dybala.
Ai shënoi nga pika e bardhë, për të rikthyer epërsinë në 1 me 2.
Me të filluar pjesa e dytë, Benevento barazoi shifrat në 2 me 2.
Përsëri realizator, Diabate në minutën e 51.
Me kalimin e minutave, Juventusi shtoi presionin ndaj skuadrës vendase, kur Higuain rrezikoi disa herë për të kaluar në epërsinë përsëri.
Në minutën e 74-të, gjyqtari kryesor, Fabrizio Pasqua, akordoi penallti për skuadrën mysafire.
Dybala ishte i saktë nga pika e bardhë për rezultatin 2 me 3.
Me këtë gol, Dybala kompletoi hat-trickun e tij të tretë në këtë sezon.
Në minutën e 82-të, mesfushori brazilian, Douglas Costa, vulosi fitoren e Juventusit me rezutlat 2 me 4.
Me këtë fitore, Juventusi vazhdon të renditet në pozitën e parë me 81 pikë. /arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...