Problemi me emrin, personalisht, është çështje e rëndësishme ose shumë e rëndësishme për 77% të qytetarëve në Maqedoni.
Për shumë më pak banorë të vendit, 20%, çështja është e parëndësishme ose aspak e rëndësishme.
Jo vetëm që qytetarët mendojnë se çështja është e rëndësishme, por gati sa 75%, mendojnë dhe duhet të zgjidhet menjëherë.
Këto janë vetëm një pjesë e rezultateve të anketës së kryer nga OJQ Eurothink nga 1 deri më mars, në bashkëpunim me agjencinë M-Prospekt, për të cilën u debatua në edicionin e fundit në 360 Gradë, në Alsat M.
Anketa vuri në dukje gjithashtu një rritje të konsiderueshme në optimizmin se Maqedonia do të bëhet anëtare e BE-së. Pothuajse një e treta e qytetarëve mendojnë se kjo mund të ndodhë në 5 vitet e ardhshme, edhe pse është teknikisht e pamundur.
“Tani qytetarët nuk mund të analizojnë shumë se sa kohë do të zgjasë ky proces i integrimit, i anëtarësimit dhe ngjashëm. Është puna e atyre që janë përzgjedhur dhe është detyrë e tyre. Qytetarët presin rezultate nga kjo”, tha Ilina Mangova nga IRI.
Anketa gjithashtu tregon dallime të konsiderueshme në mendimet mbi marrëveshjen me Bullgarinë. Nëse vetëm pesë muaj më parë, në muajin nëntor, 42.8% e qytetarëve kishin qëndrim pozitiv për të dhe madje 30% qëndrim negativ, tani kanë qëndrim pozitiv 49% dhe negativ më pak se 20%.
Është interesante se kjo marrëveshje, që u perceptua si një inkursion në identitetin, tani po përjetohet shumë pozitive në lindje të Maqedonisë, kur në të njëjtën kohë atje vërehen rezervat më të mëdha për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Greqinë./AlsatM
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...