Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në Ditën Botërore të Shëndetit, ka thënë se kjo ditë e ka gjetur Kosovën me sfida të mëdha drejt reformave në shërbimet shëndetësore.
Përmes një statusi ne facebook, Ismaili ka thënë se është koha për punë dhe jo për fjalë.
Postimi i tij:
Dita Botërore e Shëndetit e gjen vendin tonë me sfida të mëdha drejt reformave në shërbimet shëndetësore .Prandaj, koha është për punë dhe jo për fjalë.
Shënimi i kësaj date në vitin tjetër, ju siguroj se do ta gjejë Kosovën me infrastrukturë më të mirë shëndetësore, pajisje më moderne, furnizim shumë herë më të qëndrueshëm me barna, më shumë staf profesional dhe kushte më të mira për personelin mjekësor dhe pacientët.
Përkushtimi ynë do të jetë që të sigurojmë shërbime shëndetësore të njëjta dhe cilësore për të gjithë qytetarët tanë, kurdo dhe kudo që ata kanë nevojë.
Askush nuk duhet të zgjedhë në mes të një shërbimi të mirë mjekësor dhe gjërave të tjera elementare në jetë. Gjatë këtij mandati, ne do të sigurojmë shërbime për të gjithë, pa kurrfarë diskrimini duke mos lënë askënd prapa, sepse secili prej nesh ka të drejtë të përfitojë nga shërbimet mjekësore pa u varfëruar duke i përdorur ato.
Shëndeti është e drejtë njerëzore. Është koha për shëndet për të gjithë”, ka shkruarIsmaili./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...