Pas deputetes së LSI, Kejdi Mehmetaj, edhe deputetja Floida Kërpaçi ka deklaruar se në aksionin e ardhshëm opozita do të bllokojë Kryeministrinë.
Në studion e Report Tv, deputetja Kërpaçi theksoi se pjesëmarrja në aksionin e radhës të opozitës do të jetë e jashtëzakonshme, duke shtuar se janë qytetarët ata që kërkojnë të protestojnë.
Sipas saj, revolta qytetare do të bllokojë Kryeministrinë, zyrat e ministrave, deri sa ata të kuptojnë se janë në atë karrige për t’u shërbyer atyre.
“Revolta e qytetarëve do shkojë deri në atë lloj përmase, e ardhur kjo nga qytetarët, duke u bashkuar dhe ne me ta. Do bllokojmë Kryeministrinë, zyrat e ministrave, deri sa t’i bëjmë të kuptojnë se janë në atë karrige për të punuar për qytetarët. Do të ketë protesta të ndryshme, të koordinuara nga qytetarët, sipas nevojës dhe problemeve që kanë. Pjesëmarrja do të jetë e jashtëzakonshme, sepse edhe ndjenja e inatit dhe mërzisë ndaj qeverisë ka arritur në nivele alarmante”
Floida Kërpaçi, deputete e LSI
A është e paktë në numër protesta e shoqërisë civile?
Asnjë protestë nuk është e paktë, sepse sado qofshin aty, tregon se ka një lloj problemi. Do të bashkohemi të gjithë, sepse problemi është, e treguan kuksianet. Në këtë fundjavë Pashkësh, qytetarët protestojnë, sepse problemet e tyre janë të mëdha dhe nuk mund të qëndrojnë të heshtur. Protesta do të vazhdojë.
Valë protestash në vend, Kukësi vetëm zanafilla?
Kuptoj revoltën brenda qytetarëve, që tregon se nuk ka më kthim pas. Me politikat e gabuara të qeverisë familjet shqiptare nuk mund të kalojnë dot muajin, sepse të ardhurat janë të pakta, zyrat e punës janë fiktive. Duhet ta heqim luftën ndaj familjeve të varfra. Në këtë situatë, asnjë nuk mund të rri pa folur dhe u ngritur. Edhe shoqet e mia nga fakulteti po thonin që duhet të ngrihemi. Kemi vetëm një rrugëtim, ta bëjmë qeverinë të kuptojë se nuk mund të punojë vetëm për një grusht njerëzish, por për të gjithë qytetarët. Kemi të bëjmë me një pabarazi në nivele alarmante.
Dhuna në Kukës, a është filozofi e protestës?
Kam qenë në Kukës më 1 prill, si qytetare për të parë nga afër situatën, por edhe si deputete për të parë ndjesitë dhe arsyet. Pashë se aty kishte një lloj rebelimi shumë të madhe dhe mërzitjeje të jashtëzakonshme. Qytetarët thonin se nuk kanë mundësi të kalojnë muajin. Ishte situatë e jashtëzakonshme.
Sa i përket dhunës, unë jam pro protestave demokratike dhe paqësore, por ata pretendonin se kishte pasur agravim të situatës nga forcat policore të ardhura nga Tirana. Ata pretendonim se si fillim ishte hedhur gaz lotsjellës.
Ju LSI kishit dijeni se do shkatërroheshin godinat?
Jo, kishim informacion si policia, që do zhvillohej një protestë për të hequr taksën për Rrugën e Kombit. Ne si LSI iu bashkuam protestës edhe për të bllokuar katër akset kryesore, për të anuluar taksën, që është antishqiptare.
Është normale bllokimi i rrugëve?
Ishte një reagim i qytetarëve kjo. Ata donin të ishin kudo dhe të ndërgjegjësonin çdo qytetar të bashkohej. Unë isha në Vorë për të qenë në mbështetje të qytetarëve, por edhe për të menaxhuar situatën. Pavarësisht se u krijua një radhë e jashtëzakonshme trafiku, qytetarët u solidarizuan, disa dolën dhe nga makinat e ju bashkuan protestës. Në situata të jashtëzakonshme është hapur rruga. Protesta ishte e jashtëzakonshme për mesazhin që përcolli, duke i treguar qeverisë se nuk mund të përbuzë qytetarët.
Strategjia e LSI në vijim?
Strategjia nuk vendoset nga LSI, as nga opozita, vendoset nga qytetarët. Ata do ta bëjnë axhendën, do vendosin cila do jetë vazhdimësia e aksionit. Do të ketë aksione për bizneset e vogla, sepse ditën kur bllokuam katër akset edhe bizneset e vogla kishin ulur qepenat. Do ketë një sërë protestash për këtë, me kërkesë të tyre, për të hequr TVSH për biznesin e vogël.
Do kemi numër të madh protestuesish?
E kam testuar edhe te lagjja ime. Do ketë reagim të menjëhershëm dhe të jashtëzakonshëm, sepse bizneset e vogla janë të shumta në vend. Aty ku bëhet fjalë për të ardhurat, nuk vendoset asnjë lloj interesi tjetër mbi këtë.
Mosbindje civile u tha, por ishte më shumë me militantë…
Në Vorë kishte përfaqësim shumë të madh të rinjsh, kishte dhe gjimnazistë, edhe studentë, edhe të rinj të tjerë. Ata u bashkuan, sepse nuk shohin shpresë në vend. Të rinjtë kanë nevojë për arsim, që nuk ka shpresë në Shqipëri. Të jetë i lidhur me tregun e punës, që nuk ndodh te ne. Të rinjtë janë të pashpresë, sepse nuk ka vende pune të sigurta. Për këto arsye, kemi largime masive nga Shqipëria.
Mehmetaj tha se do bllokohet Kryeministria, çfarë do bëhet?
Revolta e qytetarëve do shkojë deri në atë lloj përmase, e ardhur kjo nga qytetarët, duke u bashkuar dhe ne me ta. Do bllokojmë Kryeministrinë, zyrat e ministrave, deri sa t’i bëjmë të kuptojnë se janë në atë karrige për të punuar për qytetarët.
Do ketë më shumë protestues në aksionin e radhës?
Do të ketë protesta të ndryshme, të koordinuara nga qytetarët, sipas nevojës dhe problemeve që kanë. Pjesëmarrja do të jetë e jashtëzakonshme, sepse edhe ndjenja e inatit dhe mërzisë ndaj qeverisë ka arritur në nivele alarmante.
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...