Google ADS

Nicole Scherzinger shet shtëpinë luksoze me një çmim marramendës

14:00 | 7 Prill 2018
Arbresh.info

Ajo thuhet se është larguar nga seritë e ardhshme të The X Factor në të cilën ishte në stolin e gjyqtares.

Por përkundër largimit të saj nga shfaqja, Nicole Scherzinger ende ka diçka për të festuar pasi ajo ka shitur shtëpinë e saj në Hawai të cilën ajo e kishte në pronësi dhe që kap vlerën 1.35 milionë dollarë, transmeton Daily Mail, shkruan arbresh.info.

Këngëtarja, 39 vjeç, renditi në fillim shtëpinë me një çmim për 1.399 milionë dollarë, por ishte e lumtur të pranonte një ofertë më të ulët për shtëpinë e cila ka një pamje mahnitëse të oqeanit dhe maleve, katër dhoma gjumi, një pishinë dhe madje edhe një studio arti.

Vila është vendi i përsosur për të pritur miqtë dhe familjen përbehet prej tri dhoma gjumi të tjera, një banjo luksoze dhe një hapësirë të madhe jetese që shkëlqen nga dritaret të mëdha dhe një vend i integruar zjarri.

Krahas dhomës së ndenjes, shtëpia mahnitëse gjithashtu përmban një kuzhinë të hapur, e cila është e kompletuar me një hapësi qendrore dhe një tryezë të veçantë ngrënieje që është e përshtatshme për mysafirët.

Sikur vendndodhja tropikale e shtëpisë të mos ishte e mjaftueshme, prona e pallatit gjithashtu posedon një pishinë.

Peizazhi i madh vullkanik i ishullit mbizotëron në sfondin e shtëpisë, dhe pamje mund të shijohen nga pishina dhe terracat.

shtëpia gjithashtu është e pajisur me kopshti të këndshëm, i cili është i mbushur plot me fidane, palma dhe gjelbërim.

Shitja e shtëpisë së Nicole vjen pas njoftimit se këngëtarja nuk do të kthehet më në ‘The X Factor’ për serinë e ardhshme.

Ylli thuhet se nuk ka një kontratë për sezonin e 15, pasi që prodhuesit dhe gjyqtari i tij, Simon Cowell po planifikon një rregullim masiv të shfaqjes për të provuar dhe josh një audiencë më të re./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme