Tragjedi në ekipin kanadez të hokejit, vdesin 14 persona

13:05 | 7 Prill 2018
Arbresh.info

Policia në Kanada ka konfirmuar që 14 persona kanë vdekur kur një kamion dhe një autobus që po barte një ekip të të rinjve që luanin hokej u përplasen.

Humboldt Broncos po udhëtonin në autostradën 35, në veri të Tisdale në provincën e Saskatchewan, transmeton portali arbresh.info.

Policia federale tha që 28 persona, përfshirë dhe shoferin ishin në autobus, 14 prej të cilëve humbën jetën.

14 të tjerë në bordin e autobusit janë dërguar në spital. Tre janë në gjendje kritike.

Në një cicërimë, kryeministri Justin Trudeau shkroi: “Nuk mund ta imagjinoj atë që po kalojnë këta prindër”.

Ekipi i aksidentuar ishin rrugës për të luajtur ndeshjen e play-offit kundër Nipawin Haëks.

Sipas listës lojtarët janë të moshës 16 deri në 21./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme