Akili i mrekullueshëm, kualifikohet në çerekfinale

11:45 | 7 Prill 2018
Arbresh.info

Akil Gjakova është kualifikuar në çerekfinale të “Antalya Grand Prix 2018”.

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova, është kualifikuar në çerekfinale të “Antalya Grand Prix 2018”, pasi ën rrethin e tretë e mposhti xhudistin, Behruzi Khojazoda, shkruan Gazeta Express.

Në çerekfinale pas pak Akili do të përballet me koreanin, Chagnim AN.

Akili do të tentojë të bëjë atë që bënë dje xhudistet kosovare: Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Fjolla Kelmendi – dy të parat morën medalje të Arta, kurse Kelmendi të Argjendtë. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme