Google ADS

Palestinë, mbi 30 persona të vrarë brenda një jave, në mesin e tyre edhe një gazetar

11:19 | 7 Prill 2018
Arbresh.info

Numri i palestinezëve të martirizuar në Gaza që nga 30 marsi është rritur në 30 si pasojë ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë ndaj protestuesve paqësor, pasi një gazetar palestinez i është nënshtruar plagëve të marra.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, si pasojë e zjarrit të hapur dje nga forcat izraelite ka rënë dëshmor gazetari 30 vjeçar Yasir Murteca, i cili ishte duke ndjekur “Marshin e Kthimit të Madh”.

Dëshmitarët okularë theksojnë se, gazetari i cili ishte vrarë nga ushtarët izraelitë në lindje të Khan Yunis gjatë marrjes së pamjeve nga demonstratat, ka pasur një jelek në të cilën shkruante “Press”, transmeton Anadolu Agency.

Me martirizimin e gazetarit palestinez numri i palestinezëve të martirizuar dje në Gaza nga ushtarët izraelitë është rritur në 10, ndërsa mbi 1350 palestinezë prej të cilëve 400 me plumba të vërteta janë plagosur. Nga të plagosurit 33 janë në gjendje të rëndë.

Që nga fillimi i demonstratave më 30 mars, numri i palestinezëve të martirizuar është rritur në 31, ndërsa mijëra janë plagosur./AnadoluAgency/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme